Institucioni mikrofinanciar IuteCredit sot nënshkruajti marrëveshje me gjigandin ELKOScenter, marrëveshje kjo që I’u mundëson qytetarëve të Kosovës nga tani e tutje, të paguajnë me këste në ELKOScenter, vetëm me letërnjoftim.
Drejtori i Shitjeve dhe Marketingut në IuteCredit Z. Arbër Shala, dhe Drejtori Menaxhues i ELKOScenter Z. Granit Kelmendi, sot nënshkruajtën marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila i’u mundëson qytetarëve blerjet me këste, pa pasur nevojë për dokumente shtesë. E gjitha çka i’u duhet është vetëm letërnjoftimi.
ELKOScenter është një qendër multidimensionale, e cila operon në Pejë , Ferizaj dhe Suharekë, duke ju ofruar një gamë të gjerë të produkteve me mbi 60.000 artikuj, në kategoritë teknikë e bardhë, mobile, pjesë elektronike, vegla pune, ndërtim, pajisje sportive, ndriçim, sanitari e shumë të tjera.
E të gjitha këto, institucioni mikrofinanciar lider në treg IuteCredit, i’u mundëson qe t’i bleni me këste, veç me letërnjoftim.
Kështu, IuteCredit e zgjeron rrjetin e bashkëpunëtorëve për blerjet me këste, duke ju ofruar zgjidhje të shpejtë të problemeve financiare qytetarëve të Kosovës