Elon Musk e ka kaluar themeluesin e Amazonit, Jeff Bezos, për të rrëmbyer pozitën e personit më të pasur në botë, sipas Bloomberg, njofton Insajderi.
Një rritje e aksioneve të Teslas, kompanisë së Musk, me gjashtë për qind, ka rritur vlerën e pasurisë së Musk për 10 miliardë dollarë, duke e ngritur pasurinë e tij në 191 milionë dollarë.
Megjithatë edhe Amazon ka pasur rritje të aksioneve për dy për qind, duke e rritur vlerën e aksioneve për tre miliardë dollarë dhe duke çuar kështu vlerën e përgjithshme të pasurisë së Bezos në 187 miliardë dollarë.
Bill Gates ka mbetur në pozitën e tretë me 132 miliardë dollarë./Insajderi.com