
Pasuria personale e Elon Musk po rritet së bashku me aksionet e Tesla, njofton Insajderi.
Vlera neto e CEO u rrit me afro 8 miliardë dollarë të hënën ndërsa çmimi i aksioneve të Tesla u rrit për 11%. Vlera neto e Musk është tani 84.8 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e katërt më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Musk kapërceu Bernard Arnault, miliarderi francez dhe CEO i markës luksoze LVMH, për të siguruar pozicionin në listë. Ai tani qëndron pas CEO të Facebook Mark Zuckerberg, i cili ka një vlerë neto prej 99 miliardë dollarë. /Insajderi.com
Burimi: Business Insider