Elon Musk premton të dërgojë njerëz në Mars deri vitin 2026

Elon Musk premton të dërgojë njerëz në Mars deri vitin 2026

Elon Musk ka thënë se është “mjaft i sigurt” se njerëzit do të jenë në gjendje të zbarkojnë në Mars pas gjashtë vjetësh, ose me pak fat të mirë pas dy.

Themeluesi i SpaceX, i cili po fliste në një shfaqje virtuale të çmimeve, tha se parashikimi i tij bazohet në faktin se Toka dhe Marsi orbitojnë rreth diellit në sinkron çdo 26 muaj. Kjo do të thotë që mundësia tjetër për të arritur në Mars do të jetë pas dy vjetësh, mund ta bëjnë atë në katër.

Misioni i Musk është të çojë teknologjinë në një pikë ku mund të kemi “një bazë në hënë” dhe “shumë njerëz (mund) të shkojnë në Mars dhe të bëjnë jetë ndërplanetare”.

Siç raportohet nga CNBC, qëllimi i Musk për vitin 2026 është në përputhje me komentet e tij të vitit 2016, në të cilat ai tha “nëse gjërat shkojnë shumë mirë”, ulja e njerëzve në Mars “mund të jetë në afatin 10-vjeçar”.

Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur për kolonizimin e planifikuar të sipërmarrësit. Javën e kaluar Ëerner Herzog tha se ndërtimi i qyteteve në Mars do të ishte “një gabim”./Insajderi.com

Dazed Magazine