Elon Musk prezenton derrin i cili ka të instaluar në trurin e tij një çip nga Neuralink

Elon Musk prezenton derrin i cili ka të instaluar në trurin e tij një çip nga Neuralink

Elon Musk ka zbuluar një derr të quajtur Gertrude më një memorie kompjuterike në trurin e tij, për të demonstruar planet e tij ambicioze për të krijuar një tru makinë.

Firma e tij Neuralink ka filluar të aplikojë këtë eksperiment me njerëz që prej vitit të kaluar, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo makineri do të lejojë njerëzit me sëmundje neurologjike të kontrollojnë telefonat ose kompjuterat me mendjen e tyre.

Musk thotë se çipa të tillë eventualisht mund të kurojnë sëmundje si dementia, Parkinson dhe lëndimet e shtyllës kurrizore.

Ambicia afatgjatë e tij është të arrijmë në epokën kur njeriu të arrijë një gjendje superiore, në mënyrë që të jetë i aftë për të kontrolluar intelegjencën artificiale e cila mund të shkatërrojë racën njerëzore.

Gertrude është një prej 3 derave që morën pjesë në demostrimin e të premtes. Procesori në trurin e saj dërgon sinjale wireless, duke indikuar aktivitet neural në feqkën e saj kur ajo kërkon ushqim.

Musk tha se kjo është pajisja e njejtë origjinale e Neuralink, e cila u prezentua para një viti, por është thjeshtësuar dhe zvogëluar.

“Përshtatet shumë lehtë me kafkën tuaj,” thotë Musk. “Mund të jetë nën flokët tuaj dhe ju të mos e vëreni.”/Insajderi.com