Elseid Hysaj gjithnjë e më afër Milanit, ja paga që pritet të fitoj te milanezët

Elseid Hysaj gjithnjë e më afër Milanit, ja paga që pritet të fitoj te milanezët

Larg Napolit, por jo larg Italisë. E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë përsëri brenda Serie A. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, marrëveshja me Milanin është shumë pranë dhe brenda disa ditësh mund edhe të përshpejtohet marrëveshja mes palëve, njofton Isnajderi.

Gazetari Alfredo Pedulla zbulon se Dalot me shumë mundësi nuk do të qëndrojë me ‘kuqezinjtë’ vitin e ardhshëm, pranda Maldini ka hedhur sytë nga tregu i lojtarëve, ku profili i Hysajt i përmbush të gjitha kriteret

Shkodrani ka një eksperiencë të madhe në elitën e Italisë, si dhe nuk i kanë munguar as paraqitjet në Champions League, kompeticion ku me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë edhe “djajtë”. Gjithashtu mosha e Hysajt është ende e re, ndërsa transferimi nuk do të sillte shpenzime të lartë financiare për arkat e Milanit, pasi klubi do të paguajë vetëm rrogën e futbollistit, pasi në verë do të largohet me parametër 0.

Të gjitha këto arsye e bëjnë mbrojtësin shqiptar lojtarin e duhur për të firmosur me ‘kuqezinjtë’. Sipas Alfredo Pedullës, paga që Elseid Hysaj kërkon kap shifrën e tre milionë eurove në vit, por që mund të pranohet edhe një marrëveshje me 2.5 milionë euro pagë dhe 500 mijë të tjera në formë bonusesh. /Insajderi.com