
Elseid Hysaj luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përfundimit të kampionatit ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën diku tjetër, pasi i përfundon kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë, njofton Insajderi.
Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Megjithatë në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.
Drejtuesit e këtyre të fundit kanë shënjestruar Hysajn si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtës për sezonin tjetër dhe do të provojnë të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në skuadër. /Insajderi.com