“Elseid Hysaj mund të transferohet tek Spartak Moska”

“Elseid Hysaj mund të transferohet tek Spartak Moska”

Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare të futboll, Elseid Hysaj, mund të transferohet shumë shpejt tek ekipi i Spartakut të Moskës, ka thënë agjenti i tij.

“Për kontratën po flasim me Napolin, në ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga ana e Spartak Moskës të cilën po e vlerësojmë”, tha agjenti i Hysajt, Giuffredi, transmeton Insajderi.

“A kënaq ajo ofertë Napolin? Varet nga këndvështrimi, pas disa muajsh Hysaj mund të largohet me parametër zero”, shtoi ai.

“Do të isha i interesuar të shoh sa futbollistë të datëlindjes 1994 kanë kaq shumë prezenca në një klub të rëndësishëm siç është Napoli. Do të ishte mëkat për një si ai që të largohej me parametër zero”, përfundoi ai./Insajderi.com.