Marash Kumbullës te Roma mund t’i bashkohet edhe lojtari tjetër shqiptar, bëhet fjalë për mbrojtësin anësor të Napolit, shkodranin Elseid Hysaj, pasi nga janari pritet t’i bashkohet ekipit nga kryeqyteti italian, njofton Insajderi.
Mbrojtësi shkodran do të ndryshojë ekip në merkaton e janarit ose atë të verës dhe e ardhmja e tij pritet të jetë te Roma. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, verdhekuqtë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe në listën e dëshirave është edhe Hysaj.
Klubi kryeqytetas po e studion me kujdes situatën e shqiptarit te Napoli dhe po mendojnë ta afrojnë në verë me parametër zero, pasi në qershor Hysajt i skadon kontrata me klubin aktual. Megjithatë ekziston edhe mundësia që Roma të tentojnë ta afrojë mbrojtësin që në janar, duke bërë një ofertë me kosto të ulët. /Insajderi.com