Elvis Rexhbeçaj: Do të ishte një ëndërr të bashkohesha me Gjermaninë

Elvis Rexhbeçaj: Do të ishte një ëndërr të bashkohesha me Gjermaninë

Elvis Rexhbeçaj është njeriu i momentit te skuadra gjermane e Koln-it. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, ku numëron pesë gola dhe dy asist deri më tani, njofton Insajderi.

Loja e mirë e zhvilluar prej tij kanë rënë edhe në sytë e trajnerit të Gjermanisë U21, Stefan Kuntz.

Ky i fundit i ka dërguar ftesë për t‘ju bashkuar ekipit të tij për Lojërat Olimpike, gjë kjo që ka sjellë krenari për Rexhbeçajn.

Lojtari 23 vjeçar ka të drejtë të zgjedhë për të ardhmen e tij mes Kosovës, Shqipërisë dhe Gjermanisë, por nga fjalët e thëna në mediat gjermane “pancerat” janë në krye të listës së tij të dëshirave.

“Stefan Kuntz më telefonoi në dhjetor, ai më futi në listë. Kjo më bën shumë krenar dhe është një nxitje shtesë për mua. Do të ishte një ëndërr që të bashkohesha me Gjermaninë për të luajtur Lojërat Olimpike”, ka thënë Elvis Rexhbeçaj. /Insajderi.com