Elvis Rexhbecaj ka rrëmbyer skenën në ndeshjen e sotme mes Moenchengladbach dhe Koln-it. Këta të fundit kanë arritur fitore me shifrat 1-2 dhe autori i golave është pikërisht lojtari shqiptar, njofton Insajderi.
Festa për të nis që në minutën e tretë ku me mjeshtëri e dërgon topin në rrjetë, duke lënë të palëvizur portierin kundërshtar.
Vendasit do të barazonin rezultatin përsëri përgjatë pjesës së parë, ndërsa në minutën e 55-të ishte Rexhbeçaj ai që tundi rrjetën për herë të dytë.
Mesfushori shqiptar tregohet i vëmendshëm ndaj gabimeve të rivalit, ku rrëmben topin pas një pasimi jo të studiuar mirë dhe e dërgon sërish topin pas shpinës së portierit kundërshtar. /Insajderi.com
🇽🇰🇩🇪| Elvis Rexhbecaj GOAL X2!
Rexhbecaj gets another goal to give @fckoeln_en the lead 🔥. pic.twitter.com/J5SbUDdnVG
— Dardanian Football (@DardanianFooty) February 6, 2021