Elvis Rexhbeçaj shënon gol për Koln-in në fitoren ndaj Arminia Bielefeld

Elvis Rexhbeçaj shënon gol për Koln-in në fitoren ndaj Arminia Bielefeld

Mesfushori shqiptar Elvis Rexhbeçaj ka shënuar gol sot në Bundesligën gjermane, njofton Insajderi.

23 vjeçari, i cili është huazuar te Koln shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Arminia Bielefeld-it.

Pasi merr një top nga shoku i skuadrës, Skiri, Rexhbeçaj del përballë portierit të Arminias duke shënuar lehtësisht. Kjo fitore ishte e rëndësishme për Koln-in teksa këtë sezon synon t’i shpëtojë rënies nga Bundesliga.

Këtë sezon, mesfushori i lindur në Prizren dhe i rritur në Gjermani ka realizuar katër gola dhe tre asiste në 19 ndeshje me Koln. Ai është në pronësi të Wolfsburg-ut.

Rexhbeçaj kërkohet nga Kosova për t’i përfaqësuar në të ardhmen, por ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar. /Insajderi.com