Emir Sahiti shënon gol për Sibenik-un në barazimin me Rijekën

Emir Sahiti shënon gol për Sibenik-un në barazimin me Rijekën

Emir Sahiti po shkëlqen në radhët e Sibenikut. Sulmuesi shqiptar po zhvillon një sezon të çmendur në Kroaci, ku tashmë numëron plot tetë gola deri më tani, ndër të cilët gjashtë i ka shënuar në kampionat, njofton Insajderi.

Lojtari që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë U-21 ka tundur rrjetën për të tretën ndeshje radhazi, teksa ka zhbllokuar shifrat në takimin e sotëm kundër Rijekës.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Sibenikut dhe ishte pikërisht Sahiti ai që përfitoi nga një gabim në mesfushë i kundërshtarëve për të rendur drejt portës, duke shënuar kështu golin e parë të kësaj përballjeje.

Në fund, ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, ku pas kësaj pikë, Sibenik ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 20 pikë. /Insajderi.com