Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti, i cili është paraqitur edhe me U-21 e Shqipërisë, ka shënuar një gol mjaft të bukur në elitën e futbollit kroat në sfidën midis Istra-Sebenik duke kaluar miqtë në avantazh, njofton Insajderi.
Një pasim i bukur nga Rak dhe Sahiti futet midis dy lojtarëve për të mposhtur më pas portierin me një goditje të bukur. Pas shënimit të golit, talenti festoi duke bërë me duar shqiponjën.
Ky është goli shtatë sezonal për Sahitin i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit. Ndeshja vazhdon të luhet, dhe është në barazim, pasi vendasit vendosën baraspeshën në minutën e 54-të me penallti. /Insajderi.com