
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah, ka vdekur në moshën 91 vjeçare, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Ai pritet të zëvendësohet nga gjysmë-vëllai i tij nga babi dhe princi i kurorës, 83 vjeçari, Nawaf al-Ahmed.
Në korrik, Sheikh Sabah, u dërgua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tretman mjekësor.
Ai ishte në pushtet që nga viti 2006, ndërsa politikat e jashtme të vendit i ka udhëhequr prej 50 vjetësh.
Ai konsiderohet si një nga veteranët e diplomacisë arabe, dhe ishte një nga personat që tentonte të përmirësonte raportet me shtetet që e kishin mbështetur Irakun gjatë Luftës së Gjirit në vitet 1990-91./Insajderi.com