Emmanuel Macron: Sikurse në futboll edhe në politikë – Franca dhe Gjermania janë motorë të Evropës

Emmanuel Macron: Sikurse në futboll edhe në politikë – Franca dhe Gjermania janë motorë të Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbrëmë pas ndeshjes në mes të Manchester City dhe Lyon – ka dhënë një intervistë, duke komentuar sukseset e klubeve franceze dhe gjermane – pasi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, janë kualifikar dy skuadra nga Franca e dy të tjera nga Gjermania.

“Në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, do të luajnë PSG kundër RB Leipzig dhe Lyon kundër FC Bayern Munich. Sikurse në politikë, njëjtë edhe në futboll – Franca dhe Gjermania, janë motorë të Evropës”, tha Macron, transmeton Insajderi.

“Kancelarja Merkel, nuk do të mbajë inat me mua për mbështetjen që do të bëj për PSG dhe Lyon të martën dhe të mërkurën”, tha presidenti francez.

Në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, në gjysëmfinale, si rrallë herë, janë kualifikuar dy skuadra nga Franca dhe dy të tjera nga Gjermania dhe kjo është një befasi, pasi që të dy këto shtete, llogaritet se ligat e tyre të futbollit, nuk janë në nivelin sikurse Premier Liga, La Liga e Serie A./Insajderi.com.