Emocionale: Gjatë garës i tregojnë se i ka vdekur nëna (Video)

Emocionale: Gjatë garës i tregojnë se i ka vdekur nëna (Video)

Një vajzë 14-vjeçare e mori lajmin për vdekjen e nënës së saj pasi këndoi në skenën e një reality show televiziv.

Para performancës së saj në Liga Dangdut Indonesia, vajza e quajtur Jannah i tha jurisë se aty ishte për të dalë fituese e kësaj gare në mënyrë që me paratë e fituara të paguante trajtimin e shërimit të diabetit të nënës së saj.

Pasi me sukses kaloi në këtë raund gare, produksioni i ekzaltuar i këtij emisioni vendosi se do të ishte ide e mirë për këtë këngëtare në rritje që ta telefononte nënën për t’ia kumtuar lajmin e mirë.

Por, nuk doli ashtu. Në telefon u paraqit xhaxhai i Jannah, i cili ia dha lajmin e trishtë se nëna e saj ka vdekur.

“Jannah, nëna jote tha të jesh e fortë sepse tani do të të duhet të kujdesesh për familjen. Ne e deshëm atë si anëtare të familjes, por fatkeqësisht Allahu e deshi më shumë meqë na e mori. Nëna jote ka vdekur” – i tha xhaxhai i saj.

Ky “incident” jo vetëm që shkaktoi që konkurrentët të shpërthenin në lot, por edhe anëtarët e jurisë të cilët qëndronin krah saj për mbështetje.

Nëna e Jannah dyshohet që vdiq nga sulmi në zemër.

Që pas vdekjes së të ëmës, adoleshentja ka qenë aktive në Instagram dhe në njërën nga fotografitë e postuara ka shkruar: “Vazhdo të buzëqeshësh, me shpresë se edhe ti do të buzëqeshësh në parajsë”.

Finalja e garës nuk ka ndodhur ende, kështu që Jannah ka ende shanset për të fituar. Në llogarinë e saj të Instagramit bëhet thirrje që njerëzit të votojnë për të dhe ndjekësit i kanë ofruar shumë mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllime.  /Insajderi.com