Emocionet e Champions: Chelsea & Manchester City, finalja e madhe

Emocionet e Champions: Chelsea & Manchester City, finalja e madhe

Finalja e Ligës së Kampionëve është ndeshje që historikisht ka sjellur spektakël dhe ka gjeneruar emocione të jashtëzakonshme te secili sport-dashës, njofton Insajderi.

Ndeshja finale e këtij viti do të konfrontoj dy skuadra të Premier League; Chelsea dhe Manchester City.

Është hera e parë në histori të skuadrës nga Manchesteri që gjendet në një finale të “Champions League”.

Ndërsa, për trajnerin e tyre, Pep Guardiola, kjo do të jetë hera e tretë që drejton një ekip deri në finale të këtij kompeticioni, ku në të dyja kishte dalë triumfues, atëbotë me Barcelonën.

Strategu spanjoll ka një seri të keqe me blutë e Londrës, pasi në shtatë ndeshje sa ka zhvilluar përballë tyre gjatë gjithë karrierës së tij si menaxher, asnjeherë nuk ka arritur të fitojë.

Nga ana tjetër, Tomas Tuchel, atë çka nuk arriti ta bëjë me Paris Sain-Germain vitin e kaluar, do të kërkoj ta realizojë me Chelsea.

Kjo do të jetë hera e tretë që Chelsea do të jetë në finale të “Champions”, në finalen e vitit 2012, kishe arritur të fitojë kundër Bayern Munchen, në një ndeshje tejet të zjarrtë, në të cilën fituesi ishte përcaktuar përmes penalltive.

Ndërsa, finalja tjetër kishte qenë në vitin 2008, në një duel anglez, atë kohë kundër Manchester United, në të cilën skuadra londineze nuk kishte arritur të dalë trimfuese.

Përballja e sotme ishte paraparë të zhvillohej në Stamboll, në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium”, por ishte zhvendosur në stadiumin “Estádio do Dragão” të Portos, për shkak të numrit të shtuar të rasteve me COVID-19, në qytetin turk.

Ndeshja pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com