![Emocionuese: Rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës drejt kualifikimit në ‘Euro 2020’ [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/04/njanin-730x440.jpg)
Për shumëkë ka mundur të jetë e pa imagjinueshme që Kosova do të sigurojë kualifikimin nga Euro 2020 nga grupi A, kur shorti e vuri përballë Anglisë, Çekisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
‘Dardanët’ ende kishin gjasat reale për kualifikimin direkt nga faza e grupeve kur kishin mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur – derisa nevojiteshin vetëm katër pikë nga dy ndeshjet e mbetura, për të shkruar një nga storjet më emocionuese të futbollit ndonjëherë, shkruan Insporti
Me 11 pikë në gjashtë ndeshje, Kosova kishte nevojë për një fitore në udhëtim te Çekia, dhe në ndeshjen e fundit do të mjaftonte një barazim ndaj Anglisë në ‘Fadil Vokrri’.