Ende pa dalë rezultatet zyrtare, kryeministrja britanike uron presidentin e ri të Francës

Ende pa dalë rezultatet zyrtare, kryeministrja britanike uron presidentin e ri të Francës

Edhe pse nuk kanë dalë zyrtarisht rezultatet e zjgedhjeve presidenciale në Francë, Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka uruar Emmanuel Macron për fitore në zgjedhje.

Përmes një komunikate për medie, Qeveria britanike ka thënë se Britania pret me padurim që të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur, Macron, raporton Insajderi.

“Kryeministrja uron ngrohtësisht Presidentin e zgjedhur Macron për suksesin e tij në zgjedhje. Franca është një prej aleatëve tanë më të ngushtë dhe ne presim me padurim të punojmë me Presidentin e ri në një sfera të shumta”, thuhet në deklaratën e lëshuar për medie nga Zyra e Kryeministres së Britanisë. /Insajderi.com