Endri Çekiçi shënon gol për Ankaragucu në Superligën turke

Endri Çekiçi shënon gol për Ankaragucu në Superligën turke

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Ankaragucu, njofton Insajderi.

Lojtari nga Pogradeci ka shënuar golin e tretë të ndeshjes, në fitoren 3-0 ndaj Goeztepe. Pasi merr një top në hyrje të zonës nga Kiçiu, Çekiçi lëshon një gjuajtje të fortë me të djathtën, e cila ndalet në fundin e rrjetës, për të vulosur kështu ndeshjen.

Një gol ky i Çekiçit që vjen para ndeshjeve të Kombëtares, ku Shqipëria nga data 25 deri në 31 të këtij muaji do luajë me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Mesfushori i dërgon kështu një mesazh trajnerit Edi Reja për një ftesë për kualifikueset. /Insajderi.com