Endri Çekiçi shënon supergol nga gjuajtja e lirë për Ankaragucu

Endri Çekiçi shënon supergol nga gjuajtja e lirë për Ankaragucu

Endri Çekiçi ka realizuar një supergol me një goditje dënimi me një kënd në pothuaj të pamundur realizimi, njofton Insajderi.

Lojtari nga Pogradeci i cili aktivizohet me skuadrën e Superligës turke, Ankaragucu në sfidën ndaj Basaksehir u mund me rezultatin 1-2, dhe Çekiçi realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Vlen të theksohet se pogradecari ka shënuar golin e tij të parë në kampionat për këtë sezon me fanellën e klubit nga Ankaraja. /Insajderi.com