ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një prej kategorive më të spikatura ku fituesit e saj kanë provuar të jenë histori të vërteta suksesi, zgjidhje inovative shqiptare të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë investorëve dhe kompanive të huaja, njofton Insajderi.
Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications zhvilluar nga kompania Arbrea Labs ishte projekti i cili mbërriti në finale dhe triumfoi në këtë kategori.
Arbrea Labs është një kompani me seli në Zvicër e themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Endri Dibra e cila ka zhvilluar teknologjitë më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale dhe visual computing me ekspertët më në zë në grafikë dhe vizualizim kompjuterik.
Endri jeton në Zvicër por ka lindur në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Jacobs të Bremenit për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, ato master në ETH Zurich në Robotikë dhe bart një diplomë Ph.D nga ETH Zurich në Shkenca Kompjuterike.
Është specializuar me aftësi të avancuara në përllogaritje të formave, rindërtim, gjurmim dhe deep learning.
Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications, një aplikacion mobil për pacientë dhe kirurgë i ndërtuar i gjithi në inteligjencë artificiale dhe realitetin e shtuar. Funksioni kryesori i produktit është të vizualizojë trajtimet kirurgjikale direkt në trupin e pacientit. Është një mjet komunikimi, edukimi dhe vendimarrjeje për kirurgë dhe pacientë.
Aplikacioni ishte ndërtuar fillimisht për pacientët për ti ndihmuar ato të vendosin në ndërhyrjet esetike kirurgjikale por edhe për të ndihmuar pacientët me kancer të gjirit për të menaxhuar nivelet e stresit. Përmes algoritmave aplikacioni mund të krijojë një vizualizim pa pasur nevojë të përdoren shënjimet mbi trupin e pacientit. Produkti u vjen në ndihmë edhe kirurgëve duke u kursyer kohë dhe kosto./Insajderi.com