Endrit Krasniqi merr një ofertë të “çmendur” nga Irani

Endrit Krasniqi merr një ofertë të “çmendur” nga Irani

Endrit Krasniqi mund të largohet nga Prishtina vetëm pas një muaji qëndrim.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit me të përfunduar edicioni 2018/19 u prezantua te Prishtina.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kryeqytetas, por kjo kontratë është vetëm përbrenda Kosovës.

Gazeta SHESHI ka mësuar ekskluzivisht se mesfushori ofensivë ka marrë një ofertë të lartë financiare nga një skuadër e Iranit.

Bëhet fjalë për një shumë page vjetore prej 80,000 mijë euro që e ka bërë lojtarin të mendojë largimin nga Prishtina.

Përpos pagës vjetore, Krasniqi tek skuadra iraniane do të ketë edhe bonuse të tjera.

Me të nënshkruar me Prishtinën, Endrit Krasniqi në kontratë ka një klauzolë që e lejon atë të largohet kur të dojë sapo t’i mbërrijë një ofertë jashtë shtetit tonë.

Gjithsesi te Prishtina po lutën që lojtari ta refuzoj ofertën iraniane pasi do të humbasin shumë me largimin e tij.