Energjia elektrike është rikthyer në Liban

Energjia elektrike është rikthyer në Liban

Pas 24 orëve në terr total energjia elektrike është kthyer në Liban.

Kjo pasi që ushtria siguroi furnizime urgjente me karburant për qeverinë, duke lehtësuar përkohësisht një ndërprerje një ditore që shërbeu si një kujtesë e kolapsit ekonomik të vendit.

Dy termocentralet kryesore, me mungesë të karburantit, po siguronin vetëm disa orë energji elektrike në ditë para së shtunës, kur u mbaruan karburanti dhe pushuan së punuari plotësisht.

Siç raporton BBC, shumica e libanezëve nuk panë ndonjë ndryshim të madh në jetën e tyre të përditshme, pasi shteti mezi po siguron një deri në dy orë energji në ditë për muaj të tërë.

Liban

Ministri i Energjisë së këtij shteti, Walid Fayad tha të dielën se rrjeti ishte aktivizuar.

“Rrjeti është kthyer në normalitet, ashtu siç ishte para përfundimit të karburantit në Deir Ammar dhe Zahrani,” tha ai.

Ai falënderoi ushtrinë për dorëzimin e gjashtë mijë litra benzinë, gjysma e të cilave tha se shkuan në secilin stacion elektrik.

Vendi mesdhetar po përballet me trazira ekonomike dhe shteti me para të kufizuara ka luftuar muajt e fundit për të importuar karburantë për prodhimin e energjisë elektrike./Insajderi.com