
Levante ka arritur të ndalë në një barazim 1-1 kryesuesit e La Ligas, njofton Insajderi.
I pari që tundi rrjetën në këtë takim ishte mesfushori Enis Bardhi. Lojtari shqiptar ndëshkoi Atleticon e Madridit në minutën e 17-të, duke e venë kështu në vështirësi ekipin e Simeones.
Megjithatë vetëm 20 minuta më vonë ishte Llorente ai që vendosi përsëri baraspeshën e këtij dueli, duke bërë që Atletico të dalë me një pikë nga kjo transfertë.
Një rezultat i tillë shkon edhe si një asist për Realin e Madridit, që e shohin tashmë rivalin e përjetshëm dy pikë më pranë. “Los colchoneros” prijnë tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë më tepër se Reali i vendit të dytë, pavarësisht se numërojnë një ndeshje më pak të luajtur. /Insajderi.com