Enis Bardhin e kërkon gjiganti anglez

Enis Bardhin e kërkon gjiganti anglez

Sipas Onda Deportiva, Arsenal ka bërë ofertë zyrtare te klubi Levante për ta transferuar shqiptarin Enis Bardhi.

Me paraqitjet e tij të mira në La Liga, thuhet se do të ishte një opsion shumë i mirë për trajnerin ikel Arteta, i cili ja ka mbyllur derën dhe nuk llogarit më në shërbimet e Mesut Ozil.

Bardhi që luan numër 10, sivjet po kërkohet edhe nga ekipe të Bundesliga si dhe nga ekipi italian Fiorentinal, kurse kontrata e Bardhit në Levante është deri në qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet.

Futbollisti 24 vjeçar sivjet ka luajtur në 26 ndeshje për ekipin, duke shënuar katër gola dhe bërë tri asistime në La Liga.

Aktualisht Arsenal është në vendin e shtatë, me 46 pikë, pa shumë shpresa të luaj sezonin tjetër në gara evropiane.

Insajderi.com