Entuziastë të astrologjisë: Nasa ju prezanton me shenjën e 13 të horoskopit

Entuziastë të astrologjisë: Nasa ju prezanton me shenjën e 13 të horoskopit

Fansat e astrologjisë janë tronditur nga lajmet që shenja e yllit të tyre ka “ndryshuar” – me sa duket për shkak se Nasa zbuloi një shenjë horoskopi të 13.

Shenja quhet Ophiuchus dhe njihet si mbajtësi i gjarprit.

Nëse raportet mund të besohen ky zbulim “krejt i ri” ndryshon dukshëm shenjat e yjeve. Dikush i lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit do të ishte një Ophiuchus.

Sidoqoftë, Nasa nuk e ka zbuluar Ophiuchus dhe as nuk e ka përditësuar tabelën e zodiakut.

Ophiuchus është njohur për një kohë shumë të gjatë – Grekët e Lashtë e zbuluan për herë të parë mijëra vjet më parë.

Për shkak të mënyrës se si Toka dhe planetët e tjerë në sistemin diellor rrotullohen nga dielli, nga Toka duket sikur dielli lëviz rreth nesh një herë në vit.

Kjo do të thotë, siç e shohim, dielli kalon në të njëjtat konstelacione yjore në të njëjtën kohë çdo vit.

12 yjësitë që përbëjnë shenjat astrologjike janë të njohura, por në të vërtetë ka edhe 21 tjera, ato janë thjesht më të vogla, dhe yjet e tyre nuk shfaqen aq dukshëm në qiell.

Kjo do të thotë që për vite me radhë, shenjat si Ophiuchus janë injoruar nga astrologët në favor të 12 shenjave “kryesore”. Ata kanë qenë gjithmonë atje dhe gjithmonë janë njohur, astrologjia thjesht zgjedh të mos i përdorë ato. /Insajderi.com