Epidemiologu suedez këmbëngul që vetëm vënia e maskës nuk mjafton madje është e rrezikshme

Epidemiologu suedez këmbëngul që vetëm vënia e maskës nuk mjafton madje është e rrezikshme

Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në Suedi ka rezistuar së rekomanduari maska për fytyrën për popullatën e përgjithshme – duke argumentuar se është “shumë e rrezikshme” nëse njerëzit besojnë se vetëm maskat mjaftojnë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Anders Tegnell,  epidemiologu kryesor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, ka shprehur vazhdimisht skepticizëm se maskat në fytyrës do të kontrollojnë shpërthimet e viruseve, raportoi Financial Times.

“Është shumë e rrezikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshojnë lojën kur është fjala për COVID-19,” – tha Tengell, i cili konsiderohet si ekuivalent Anthony Fauci nga grupi i punës COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vuri në dukje se vendet me përputhshmëri të gjerë të maskave, të tilla si Belgjika dhe Spanja, ende po shohin rritje të nivelit të virusit.

“Maska për fytyrën mund të jetë një plotësim i gjërave të tjera kur gjërat e tjera janë të sigurta,” – tha ai. “Por, të fillosh me maska për fytyrën dhe më pas të mendosh se mund të hipësh në autobusë ose të rendësh në qendra të stërmbushura tregtare – kjo është padyshim një gabim”.

Ai tërhoqi plotësisht mundësinë e vënies së maskës muajin e kaluar, duke thënë: “Me numrat që zvogëlohen shumë shpejt në Suedi, ne nuk shohim asnjë qëllim të vëmë maskë në Suedi, madje as në transportin publik”.

Tegnell ka argumentuar se provat në lidhje me efektivitetin e përdorimit të maskës së fytyrës ishin “jashtëzakonisht të dobëta”. /Insajderi.com