Episodi i ri i mini-serialit “Beni”: Beni ftohet në drekë në momentin më të papërshtatshëm

Episodi i ri i mini-serialit “Beni”: Beni ftohet në drekë në momentin më të papërshtatshëm

Në episodin e katërt të mini-serialit “Beni”, personazhi i dashur por i pafat, futet në një situatë të vështirë, kur Andrra, e dashura e ti je re, e fton në drekë të njoftohet me prindërit e saj.

Beni fillon ditën me disponim. Ka blerë një pishinë të re, të cilën e ka vendosur në oborr të hyrjës. I veshur me kostum të notuesve, ai xhiron vetën gjersa luan në ujë.

Kjo lojë, Benit i kushton shtrenjtë. Ai ftohet në momentin më të papërshtatshëm. Ftesa nga Andrra, e dashura e re e Benit, që të takohet në drekë me prindërit e saj, i vie Benit në moment jo të përshtatshëm. Por, Beni, si një njeri principiel nuk refuzon dhe niset.

Në shtëpinë e Andrrës ai njofton prindërit e saj, por kupton se babai i Andrrës është tip i vështirë, i cili për vajzën e saj kujdeset shumë. Këtu fillon problemi i Benit, i cili si zakonisht, zgjidhet me shumë ironi dhe të qeshura.

Mini-seriali “Beni” është një format i pazakontë për tregun tonë, i cili konsiderohet komedi situacionale. Beni, i portretizuar mrekullisht nga aktori Ernest Malazogu, është i pafat dhe i humbur, por në të njejtën kohë i mencur dhe gjenial.

Episodin e ri të mini-serialit “Beni” mund ta shikoni duke vizituar GjirafaVideo apo direct në hapësirën më poshtë.