Epoka parahistorike po kthehet- shkencëtarët po klonojnë kafshën e vjetër 42 mijë vjet

Epoka parahistorike po kthehet- shkencëtarët po klonojnë kafshën e vjetër 42 mijë vjet

Shkencëtarët besojnë se do të kenë sukses në nxjerrjen e qelizave nga  një mëz 42 mijë vjet i vjetër për të klonuar speciet tjera parahistorike, shkruan Insajderi.

Ata e shohin këtë përpjekje për të kthyer mëzin e vjetër si rrugë e cila mund të rezultojë edhe në kthimin e mamuthëve.

Mëzi i gjetur kishte jetuar vetëm dy javë, mirëpo ishte ruajtur në gjendje perfekte në një sipërfaqe të ngrirë të tokës së Siberisë për 42.170 vite.

Pas disa muajve intensiv në mëzin e ngrirë, ekipi i hulumtuesve nga Rusia dhe Koreja e jugut, janë optimist se ata mund të marrin qelizat e nevojshme për të klonuar një lloj të tillë të kafshëve, të cilët vdiqën rreth 4 mijë vite më parë.

Puna ka avancuar aq shumë,sa që tani shkencëtarët po kërkojnë një nënë e cila do të jetë në gjendje të sjell në jetë kalin  antik.

Ekipi i hulumtuesve po udhëhiqet nga eksperti i klonimeve, profesor Hwang Woo-suk, i cili po mundohet të marrë edhe mbetjet e mamuthëve na këto zona të ngrira dhe t’i kthej gjigantët prapë në jetë./Insajderi.com