Epstein nënshkroi testamentin dy ditë para vetëvrasjes

Shkresat e reja gjyqësore tregojnë se milioneri Jeffery Epstein, i cili ishte i përfshirë në skandalin seksual me vajza të mitura, e ka nënshkruar testamentin e tij dy ditë para se të vetëvritej në burgun e Menhetënit.

Epstein nënshkroi testamentin dy ditë para vetëvrasjes

Shkresat tregojnë se pasuria e tij vlen më shumë se 577 milionë dollarë, por nuk theksohen detajet për trashëgimtarët, transmeton AP.

Një firmë e avokaturës ka konfirmuar se testamenti është autentik, i cili së pari u publikua në “New York Post”.

Disa viktima të pretenduara të Epsteinit kanë paralajmëruar se do të kërkojnë që pasuria e tij të ndahet si kompensim për gjithë personat për të cilat është vërtetuar se kanë përjetuar torturat e tij.

Avokati i Epsteinit Williem Blum ka thënë se të gjitha kërkesat në lidhje me ndarjen e pasurisë së milionerit do të zgjidhen në “mënyrë të drejtë”./Insajderi.com.