Erdhi dita: Sonte finalja e Ligës së Kampionëve – PSG e kërkon titullin e parë në histori

Erdhi dita: Sonte finalja e Ligës së Kampionëve – PSG e kërkon titullin e parë në histori

Sonte është nata e madhe e finales së madhe në mes të dy ekipeve, më të mira nga të gjitha në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain vs Bayern Munich.

Bayern Munich, e kërkon titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, ndërsa ekipi nga Franca, Paris SG, nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë, me gjithë investimet enorme të viteve të fundit.

Të dy ekipet, e kanë të konfirmuar nga një lojtarë që do të ju mungojë në këtë finale. Ekipi i Paris SG, do të ketë mungesën e portierit numër një të tyre, Keylor Navas, pasi ai e ka të lënduar këmbën e tij, ndërsa, ekipi i Bayern Munich, do të ndjejë mungesën e qendër mbrojtësit të tyre, Jerome Boateng, që vuan nga një lëndim muskulor.

Njohës të futbollit dhe njohës të basteve, e kanë favorizuar ekipin e Bayern Munich për këtë finale, shkaku i formës së lartë të tyre si dhe përvojës në këtë garë.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Estadio da Luz”, në Portugali./Insajderi.com.