Erdhi me ftesë, por palestinezët e përzënë gazetarin saudit nga oborri i Al-Aksës

Erdhi me ftesë, por palestinezët e përzënë gazetarin saudit nga oborri i Al-Aksës

Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs tha se Zeyd dëshironte të takohet me përfaqësuesin e Administratës së Vakëfeve Islame, por se kërkesa e tij u refuzua.

Gazetari saudit Muhammed Suud Zeyd, i cili mbërriti në izrael me kërkesë të ministrit të Jashtëm izraelit, u përzu nga oborri i Al-Aksës me rastin e vizitës së kompleksit në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët në momentin që kuptuan se për kë bëhet fjalë e përzunë gazetarin nga oborri i xhamisë.

Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs për AA tha se Zeyd dëshironte të takohet me përfaqësuesin e Administratës së Vakëfeve Islame, por se kërkesa e tij u refuzua.

Ai shtoi se gazetari saudit, pasiqë fali namazin u detyrua të largohet nga kompleksi i Al-Aksës.

Abdulazim Selheb, kryetari i Këshillit të Administratës së Vakëfeve në Kuds, deklaroi se Al-Aksa i përket vetëm muslimanëve dhe se është i padëshirueshëm kushdo që vjen në këtë me ftesë apo mbështetje të Izraelit.

Palestinezët nuk kanë të ndalur me kritika të ashpra në llogari të procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Ministria e Jashtme izraelite në kumtesën e saj të publikuar të dielën thekson se një grup prej 6 gazetarëve, në mesin e të cilëve edhe gazetarë nga Arabia Saudit dhe Iraku po qëndrojnë për vizitë në Izrael.

Më tej thuhet se gazertarët do të vizitojnë Parlamentin izraelit, Qendrën Memoriale kushtuar viktimave të holokaustit “Yad Vashem” dhe vendet e shenjta në Kuds.

İslam dünyasını satan Selman'a izletsinler!.. Filistinli çocuklar İsrail'in davetiyle Mescid-i Aksa'ya giden Suudi gazetecinin yüzüne tükürdü.

İslam dünyasını satan Selman'a izletsinler!..Filistinli çocuklar İsrail'in davetiyle Mescid-i Aksa'ya giden Suudi gazetecinin yüzüne tükürdü.

Gepostet von Ensonhaber am Montag, 22. Juli 2019