Erdogan bisedë telefonike me Putinin

Erdogan bisedë telefonike me Putinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se energjia në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jetë arsye për konflikt, por një aset i veçantë për paqe, dhe se “projekti i Rrjedhës Turke është shembulli më i mirë aktual dhe simbol i asaj ku bazohet politika e jashtme të Republikës së Turqisë”.

Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili vizitoi sot anijen për vendosjen e tubacioneve Pioneering Spirit në qytetin rus të Anapa, ku nisi ndërtimi tubacionit detar në kuadër të Gazsjellësit “Rrjedha Turke”. Erdogan në bisedë me homologun e tij, dha komentet mbi këtë projekt.

Ai theksoi se projektet e tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve, dhe se për këtë arsye ato kanë vend të veçantë. Erdogan tha se për projektin e Rrjedhës Turke është duke u dhënë përpjekje e madhe.

“Rusia, me burimet e pasura të gazit dhe një infrastrukturë shumë të fortë, është një aktor shumë i rëndësishëm i energjisë në rajon. Në të njëjtën kohë, Federata Ruse në fushën e sektorit të energjisë është partneri i yni i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Ne jemi të vendosur për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet tona,” tha Erdogan.

Ai shtoi se në sajë të projektit të Gazsjellësit “Rrjedha Turke” gazi rus në Turqi do të sillet në treg veçmas nga sistemi i transportit në vendet e tjera.

“Ky projekt ka rëndësi historike. Ky është rezultat i një pune gjithëpërfshirëse. Është një hap në kuadër të të cilit do të kryhen shpime në një thellësi prej 2.200 metrash. Ky është hapi i parë i tillë në botë dhe për këtë shkak është i rëndësishëm, tha Presidenti turk Erdogan.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi në mes të vendit të tij dhe Turqisë në është nivel shumë të lartë, dhe se Rusia së bashku me Turqinë realizojnë projekte shumë të rëndësishme.

“Shtatë muaj më parë në mes të qeverive të vendeve tona u nënshkrua marrëveshja për Rrjedhën Turke. Brenda pak muajve ne filluam me ndërtimin e projektit. Kjo është arritur falë mbështetjes suaj, për të cilën unë jam shumë mirënjohës”, tha Putin.

Ai theksoi se vitin e ardhshëm do të përfundojë pjesa e parë e projektit, ndërsa në vitin 2019 do të përfundojë dhe pjesa tjetër.

Presidenti Putin në fillim të shkurtit të këtij viti miratoi marrëveshjen me Turqinë në lidhje me projektin e ndërtimit të tubacionit të Gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

“Rrjedha Turke”, për të cilën presidenti rus Putin zbuloi në vitin 2014 gjatë vizitës në Turqi, duhet të transportojë gaz nga Rusia përmes Detin të Zi në rajonin turk të Trakës.

Projekti parasheh ndërtimin e dy linjave me kapacitet prej nga 15.75 miliardë metra kub në vit, njëra prej të cilave do të sjellë gaz në Turqi, kurse tjetra në Evropë.

Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit!

Kjo festë e pastrimit të shpirtit dhe mendjes pas një muaji sakrificë, na kujton rëndësinë për dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe virtytet e veçanta që ky popull i ka, jo vetëm për tolerancë, por për bashkëjetesen kuptimplote dhe harmoninë me njëri-tjetrin për çdo kënd që jeton në këtë tokë.

Me respektin më të madh i kujtojmë të gjithë ata që nuk jetojnë më me ne, por që kanë lënë prapa veprat, kujtimet dhe leksionet për një jetë me dashuri e respekt.

Gjithashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon edhe në këtë ditë se qëndron fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të secilit, të siguruara me Kushtetutë të shtetit laik të Kosovës për të besuar lirdhëm dhe të papenguar, por duke vepruar sipas ligjeve.

Ne si LDK e dënojmë keqpërdorimin e fesë dhe besimit fetar për të kryer vepra kriminale apo për të motivuar të tjerët, qoftë në vend dhe kudo në botë. Islami është fe e paqes, e bashkëjeteses së vëllezërve e motrave, e mirëkuptimit dhe gjithmonë ka qenë në shërbim të avancimit të interesave kombëtare. As sot nuk është ndryshe.

Andaj, çdo individ që e keqpërdor, apo e ka keqpërdorur fenë për qëllime meskine ose që i është bashkuar veprimeve radikale e eskstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesit të vendit. Si i tillë, do të gjykohet nga të gjithë ne, pa përjashtim.

Kosova është model i funksionimit të demokracisë dhe bashkëjetesës me konfesionet tjera fetare sikur edhe në të gjitha trevat tjera ku jetojnë shqiptarët. Gjithmonë kemi festuar bashkë dhe kjo traditë do të vazhdoj, pa dallim. Kjo është vlerë për secilin dhe do të investohet e do të ruhet me kujdes, me të gjitha mjetet.

Arsimimi dhe edukimi ynë, që nga familja e në çdo institucion arsimor, promovon vlerat e përkrahjes së mirësisë, mirëqenies dhe respektit të diversitetit. Ky është boshti, rreth të cilit do të ndërtohet edhe në të ardhmen shoqëria jonë moderne me orientime europiane e perëndimore.

Në këtë të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me lejoni ta shprehë krenarinë time që Gjilani është komunë model sa i përket funksionimit të Mekanizmit koordinues për parandalimit të ekstremizmit fetar dhe të gjitha llojet e ekstremizmave, të cilin e kemi aplikuar me shumë sukses për më shumë se një vit.

Poashtu, shembull të mirë e ka marrë Komunën e Gjilanit edhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, i cili në Këshillin e Sigurimit ka thënë: “Në tremujorin e fundit pata mundësinë të takohem dhe të bisedoj me kryetarin e komunës së Gjilanit. Unë kam vërejtur zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasur në retorikë politike, por në punë serioze që për synim ka ndërtimin e një shoqërie tolerante”.

Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht për një Kosovë moderne me orientime europiane e perëndimore. Paqe për të gjithë!