Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdoğan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Türkiye më 28 maj.
Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut.
Presidenti Erdoğan ka deklaruar se si Turqia është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.