Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Gjatë kësaj bisede telefonike thuhet se është diskutuar lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin dhe për Kongresin e Dialogur Kombëtar Sirian në Soçi, njofton Anadolu Agency.
Presidenti Erdogan theksoi se Turqia nuk ka për qëllim territoret e asnjërit shtet dhe se operacioni “Dega e Ullirit” ka për qëllim pastrimin e Afrinit nga strukturat terroriste si PYD-YPG dhe DEASH.
Duke dhënë informacione lidhur me operacionin, Erdogan ka thënë se organizata terroriste PYD/PKK po kryen sulme me raketa në qytetet Hatay dhe Kilis të Turqisë.
Të dy liderët ranë dakord për të qenë në kontakt të ngushtë për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale, duke filluar nga procesi politik në Siri.