Turqia është ende e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Turqia kishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.
Por marrja e shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim televiziv të Mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.
“Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh,” tha ai.
“Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim me talebanët. Kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan. /Insajderi.com