Erdogan i bën thirrje BE-së për dialog

Erdogan i bën thirrje BE-së për dialog

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për dialog, duke paralajmëruar bllokun që të mos bëhet një “mjet për armiqësi” gjatë përshkallëzimit të tensioneve mbi Mesdheun Lindor, transmeton Insajderi.

Vendosja nga ana e Turqisë e një anijeje për të kërkuar gaz natyror në ujërat e pretenduara nga Greqia nisi një luftë të ashpër fjalësh midis Ankarasë dhe vendeve anëtare të BE, të cilët në fillim të këtij muaji zgjatën sanksionet kundër Ankarasë për një vit tjetër, raporton Al Jazeera.

Masat përfshinin lejimin e ndalimit të vizave dhe ngrirjes së aseteve kundër individëve të përfshirë në kërkimin e diskutuar të gazit në Mesdhe.

“Ne presim që BE të mbajë premtimet e saj, të mos diskriminojë kundër nesh ose të paktën të mos bëhet një mjet për të hapur armiqësi që synojnë vendin tonë”, tha Erdogan në një fjalim me video në kongresin e partisë së tij në pushtet të shtunën.

“Ne nuk e shohim veten gjetkë përveç në Evropë”, shtoi ai. “Ne parashikojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku me Evropën”.

Mesazhi i Erdogan vjen ndërsa udhëheqësit e BE do të vendosin në një samit të dhjetorit nëse do të vendosin sanksione të mëtejshme mbi aktivitetin e fundit të Turqisë. /Insajderi.com