Erdogan: Jemi të pakënaqur me negociatat me Rusinë dhe të gatshëm për aksion në Siri

Turqia është e pakënaqur me negociatat me Rusinë për Idlibin e Sirisë dhe është e gatshme të fillojë një aksion ushtarak në këtë rajon, ka deklaruar presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan: Jemi të pakënaqur me negociatat me Rusinë dhe të gatshëm për aksion në Siri

“Nëse vendet me të cilat po bëjmë negociata nuk bëjnë asgjë në Idlib, ne do t’i marrim gjërat në duart tona. Aktualisht nuk kemi parë asnjë rezultat të negociatave i cili do të na kënaqte. Jemi plotësisht të gatshëm të nisim operacionin tonë në Idlib, është vetëm çështje kohe. Mund ta nisim në çdo moment, kjo për ne është me rëndësi kyçe”, ka thënë ai.

Presidentit turk ka shtuar se për operacionin e mundshëm në Idlib ka biseduar edhe me presidentin e SHBA Donald Trump.

“Idlibin nuk do t’ia lëmë regjimit i cili, po shihet qartë se nuk po e kupton vendosmërinë tonë. Jemi të vendosur ta shndërrojmë Idlibin në vend të sigurt për civilë dhe për Turqinë, me çdo kusht”, ka përfunduar Erdogan.

Më herët është kumtuar se Erdogani i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të bëjë presion ndaj liderit sirian Bashar al Assad në mënyrë që të ndalet ofensiva e forcave qeveritare siriane në Idlib dhe që deri në fund të shkurtit ta braktisin zonën ku janë vendosur punktet turke të kontrollit./Insajderi.com.