Erdogan ministrit të jashtëm gjerman: Kush jeni ju të flisni me mua?

Erdogan ministrit të jashtëm gjerman: Kush jeni ju të flisni me mua?

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka thënë sot Sigmar Gabrielit, ministër gjerman i Punëve të Jashtme, se duhet të dijë ku është kufiri pasi ministri gjerman e kritikoi ashpër për përzierje të liderit turk në zgjedhjet paraprake gjermane, transmeton Koha.net.

“Ai nuk di për kufij! Kush jeni ju të bisedoni me kryetarin e Turqisë? Duhet të dini për kufirin”, ka thënë Erdogan, transmeton AFP.

“Ai po përpiqet të na japë leksion…qe sa kohë jeni në politikë? Sa vjet i keni?”, ka shtuar Erdogan në një fjalim të vetin .

Ankaraja ka reaguar ashpër në, siç është thënë, komente t “arrogante” gjermane lidhur me ftesën e Eradgonit bërë turqve në Gjermani që në zgjedhjet e ardhshëm të votojnë kundër koalicionit qeveritar.