Erdogan nis fushatën në bastionin kryesor të opozitës

Erdogan nis fushatën në bastionin kryesor të opozitës

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) do të fillojë të punojë intensivisht për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale që do të mbahen me 24 qershor.Presidenti turk, njekohesisht Kryetari i Partisë AK, Rexhep Tajip Erdogan do të fillojë fushatën nesër në provincën perëndimore të Izmirit, një qytet i njohur si bastion për Partinë Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës.Në zgjedhjet e fundit të 1 nëntorit të vitit 2015, CHP mori gati 47 përqind të votave në Izmir.

Megjithatë, AK Party ka një trend përmirësues në provincën e Izmirit. Ndërsa CHP mori 55 përqind të votave në zgjedhjet lokale të 2009 në Izmir, votat e saj ranë në 49 përqind në 2014 dhe AK-ja rriti votat e saj me 5 përqind duke arritur nga 30 përqind në 35 përqind nga 2009 në 2014.Erdogan vë theks të madh në rritjen e votave në Izmir, metropoli i tretë më i populluar në Turqi.Tradicionalisht, elektorati në qytetin bregdetar perëndimor dihet të jetë laik dhe ka tendenca të qendrës së majtë, duke e bërë atë një vend më strategjik për strategjinë më të gjerë të Partisë AK për të fituar zgjedhjet.