
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur një fjalim para Pallatit Presidencial në Ankara, një ditë pas përfundimit të referendumit që i dha më shumë kompetenca atij si president.
Një ditë pasi turqit votuan pro ndryshimeve kushtetuese duke i dhënë më shumë kompetenca presidentit, ky referendum është kritikuar nga mbikëqyrësit ndërkombëtarë të cilët e kanë quajtur si proces që nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.
Menjëherë pas këtij reagimi, Erdogan i është përgjigjur OSBE-së duke i thënë “dijeni vendin tuaj”.
Erdogan ka reaguar edhe për kritikat nga disa vende evropiane duke deklaruar se më shumë i ka penguar ky referendum shteteve evropiane se sa partive opozitare në Turqi.
Presidenti turk po ashtu ka thënë se Turqia mund të mbajë referendum për anëtarësim në Bashkimin Evropian.