Erdogan-Putinit: Izraelit “duhet t’i jepet një mësim për sulmet ndaj palestinezëve”

Erdogan-Putinit: Izraelit “duhet t’i jepet një mësim për sulmet ndaj palestinezëve”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë të mërkurën homologut te tij nga Rusia, Vladimir Purin, se bashkësia ndërkombëtare duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë parandalues”, sa i përket veprimeve ndaj palestinezëve, transmeton Insajderi.

Kështu ka njoftuar drejtoria për komunikime në Presidencën turke, e cila bëri të ditur se këta dy udhëheqës kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth përshkallëzimit të konfrontimeve për Jerusalemin e kontestuar.

Në deklaratën e drejtorisë është bërë e ditur se Erdogani ka shprehur nevojën për të ushtruar presion mbi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim të intervenimit të shpejtë “me anë të një mesazhi të qartë dhe të prerë ndaj Izraelit”, raporton AP.

Tutje thuhet se Erdogani i ka sugjeruar Putinit shqyrtimin e një force ndërkombëtare për mbrojtjen e palestinezëve. /Insajderi.com