Erdogan refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan refuzoi sot dorëheqjen e ministrit të tij të Brendshëm, i cili mori përgjegjësinë për dështimin e masave të kufizimit në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Erdogan refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

“Dorëheqja e ministrit të Brendshëm nuk është pranuar. Ai do të vazhdojë të përmbushë detyrën e tij”, deklaroi presidenca turke në një komunikatë,

Ministri, Süleyman Soylu, mori kritika të ashpra pas njoftimit në momentin e fundit të një kufizimi prej 48 orësh, që shkaktoi skena kaosi, në Stamboll në mënyrë të veçantë.