Erdogan shpreson që Franca ‘të shpëtojë nga telashet e Macron’

Erdogan shpreson që Franca ‘të shpëtojë nga telashet e Macron’

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të premten tha se shpreson që Franca së shpejti do të heqë qafe presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën e cila po duronte kohë të rrezikshme, transmeton Insajderi.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca në të vërtetë po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme. Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll pas lutjeve të së premtes, raporton Al Jazeera.

Pasi Macron në tetor tha se Islami është një religjion në “krizë” globale, në anën tjetër Erdogan iu përgjigj myslimanëve nëpër botë, për të bojkotuar produktet franceze.

Po ashtu, në tetor, Erdogan pohoi se presidentit francez i duhet një “kontroll mjekësore mentale”, pas sjelljeve të ashpra të Macron në lidhje me myslimanët.

Ankaraja dhe Parisi gjithashtu kanë akuzuar njëra-tjetrën për rolet e tyre në konfliktin e Nagorno-Karabakh, si dhe përplasjet në krizën e Libisë.

Gjithashtu, këto vende, patën përplasje edhe në lidhje me konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë për të drejtat eksploruese në Mesdheun Lindor. /Insajderi.com