Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Armin Laschet-in, udhëheqësin e ri të partisë Unioni Kristian-Demokrat (CDU), parti e cila është në pushtet në Gjermani, transmeton Insajderi.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë ka bërë të ditur se gjatë bisedës, Erdoğan tha se beson që kreu i ri i CDU-së do të vazhdojë marrëdhëniet pozitive mes Gjermanisë dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan theksoi se Turqia ka lidhje të fuqishme ekonomike me Gjermaninë, e cila është partneri më i madh tregtar i Turqisë.
Politikani konservator-liberal, i parë gjerësisht si i preferuari i kancelares gjermane Angela Merkel për vendin e parë, fitoi 521 nga 992 vota.
Në votimin e balotazhit, Laschet mundi ngushtë rivalin e tij Friedrich Merz, një ekstremist-konservator.
Politikani 59-vjeçar është gjithashtu kryeministër i shtetit North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë.
I njohur për pikëpamjet e tij të moderuara dhe liberale, Laschet zakonisht konsiderohet ndjekës i linjës centriste të Merkel-it.
Mbledhja e kongresi vjetor të partisë CDU u mbajt online për shkak të pandemisë së Coronavirusit të ri (COVID-19). /Insajderi.com