Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me Trump

Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me Trump

Zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi, Mahir Unal, ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit amerikan Donald Trump, dhe se pas pak Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike edhe me homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton AA.

“Kryetari ynë i përgjithshëm i la detyrën e kryesimit të mbledhjes se Kryesisë Qendrore Vendimmarrëse zëvendëskryetarit të përgjithshëm, kryeministrit Binali Yıldırım, për të shkuar në presidencë për realizimin e telefonatës me Trump, e cila përfundoi para pak kohësh”.

“Pas pak, kryetari do të zhvillojë bisedë telefonike dhe me Putinin”, njoftoi Unal në një deklaratë pas mbledhjes se kryesisë së AK Partisë në Ankara.