Erdogani bisedë telefonike me Putinin

Erdogani bisedë telefonike me Putinin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë francez Emmanuel Macron.

Siç raporton Reuters, Erdogani ka zhvilluar bisedë një herë me presidentin rus e më pas atë francez. Zyra e presidentit turk ka thënë se bisedimet u zhvilluan pas sulmeve në Siri nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia.

Erdogani dhe Putini kanë rënë dakord të punojnë për të ulur tensionet në Siri dhe për të vazhduar përpjekjet për një zgjidhje politike.