Presidenti trurk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se vaksina turke kundër Coronavirusit do të quhet Turkovac, transmeton Insajderi.
Programi i zhvillimit të vaksinave, i cili vazhdon me vullnetarët në fazën e tretë të provave klinike, filloi në spitalin e qytetit në Ankara dhe Erdogan mori pjesë përmes një video lidhjeje.
Duke folur në ngjarje, Erdogan tha se Turqia ka rritur përpjekjet për të imunizuar në masë me vaksinat e importuara nga Gjermania dhe Kina, por që vaksinat e brendshme do të ndihmojnë në kontrollin e infeksionit në të ardhmen.
“Turqia do të ulë moshën për marrjen e vaksinës së Coronavirusit në 18 në javët e ardhshme”, tha Erdogan.
Ndryshe, Turqia deri më tani ka 5.38 milionë raste me virus gjersa 49 mijë e 236 persona kanë vdekur./Insajderi.com